Aplikacion
Ajo rrëfeu këtë të hënë momentin kur ndodhi ngjarja.
“E shtyva, i ra thika në tokë. Më shtriu dhe më hipi sipër që të më therte me thikë. Kishte shumë njerëz në rrugë, por asnjë nuk po ndërhynte të më ndihmonte. Kur thika ishte në duart e mia, vjen një burrë dhe më shpëton. Më humbën ndjenjat dhe u përmenda në spital”, tregoi Manderina Çela për “Shqipëria Live”.
Autori i ngjarjes, Ilir Çami dhe e plagosura Manderina Çela kanë qenë në një marrëdhënie së bashku. Aktualisht janë të ndarë dhe të dy rezultojnë të martuar me partnerë të ndryshëm.
41-vjeçari ka shprehur pendesë për dhunën e shkaktuar ndaj ish-partneres. Ai shprehet se konflikti ka ardhur për shkak se Manderina Çela i ka pasur një borxh prej 5 milionë lekësh që ai ja ka dhënë në periudha të ndryshme.
Kasacioni në Itali fundos kriminelët: Përgjimet e SKY ECC mund të përdoren si prova