Aplikacion
Nga “arrest shtëpie”, trupa gjykuese vendosi ndaj tij masën “Detyrim paraqitje” dhe i bllokoi pasaportën, duke mos e lejuar të dalë jashtë vendit.
Vendimi u mor falë garancisë pasurore prej 20 milionë lekësh të ofruar nga Edmons Gashi.
Më 26 qershor, Prokuroria e Tiranës zbuloi skemën e mashtrimit dhe zhvatjes së pacientëve të sëmurë me tumor në spitalin e Onkologjikut. Mjeku Edmond Gashi dyshohet se në bashkëpunim me kolegët e tij orientonin pacientët e diagnostikuar me kancer në një klinikë private, e cila rezulton në emër të babait të tij.
Për çdo pacient që dërgohej për trajtim tek spitali privat, mjekët e Onkologjikut përfitonin shuma të konsiderueshme parash.