Aplikacion
Kjo është sekuestrimi më i madh i drogës në historinë e Paraguait, shtoi policia.
Drejtori i policisë Luis Arias u tha gazetarëve se kokaina u gjet në periferi të Fernando de la Mora, dhe kontrabandistët po përgatiteshin ta shkarkonin atë me një ngarkesë sheqeri, raportoi Reuters.
“Ne po flasim për më shumë se 3.400 kilogramë kokainë. Ky është një aksion i përbashkët i njësisë së narkotikëve dhe zyrës së prokurorit, zgjati gati një muaj,” tha Arias, duke shtuar se nuk dihet se ku do të dërgohej kokaina.
Më parë, kapja më e madhe e kokainës në Paraguai ndodhi në tetor 2020, kur policia zbuloi 2.900 kilogramë drogë.