zoom

Aktualitet

SKANDALI/ Mbetjet toksike vendosen pranë universitetit të Durrësit dhe zonave të banuara

Kontejnerët me mbetje helmuese janë shkarkuar paraditen e sotme në Portin e Durrësit nën masa të rrepta sigurie nga autoritetet si portuale, ashtu dhe policore dhe po transportohen në zonën e Porto Romanos ku do të vendoset më pas se çfarë do të bëhet me to.

Sipas burimeve, mbetjet e rrezikshme për qytetarët dhe mjedisin janë depozituar në territorin e “Eco Park” që ndodhet 3 km larg universitetit “Aleksandër Moisiu”. E gjithë zona është e banuar dhe ka aktivitetit intensiv përgjatë të gjithë vitit.

Ndërkohë, drejtuesi i Rrjetit të Bazelit, që identifikoi mbetjet e rrezikshme, pak javë më parë bëri thirrje për izolim të këtyre mbetjeve, por Prokuroria e Durrësit nuk i ka konsideruar duke i vendosur ato në një ambjent të hapur dhe pranë njerëzve.

“Për mua është e jashtëzakonshme që e keni atë material në portin e Durrësit, e mbani aty pa mbrojtje dhe e lini të hapur, që mund të bjerë edhe shiu dhe e lini të hapur. Nuk mund të lini një material të tillë të hapur, që të ngarkohet, pa ditur askush se çfarë përmban, rreziqet nëse bie shi, nëse fryn era që mund ta përhapë këtë material. Pamë foto të mënyrës si po ngarkoheshin, me një traktor për t’i sjellë brenda kontejnerin, nuk ishin të vulosura… Ne pamë fotografi të mënyrës se si po ngarkoheshin. Ata ishin duke përdorur një traktor për t’i sjellë brenda kontejnerëve. Pra nuk kishte ndonjë vulosje apo ndonjë fuçi të veçantë. Ishte një traktor që thjesht po i hidhte brenda kontejnerit. Dhe kjo nuk është praktikë e zakonshme për materiale të tilla”, – deklaroi zoti Puckett

Postime të lidhura