zoom

Lajme

Bardhi akuza ministrit të Brendshëm: Je ushtar i bandës së Troplinëve! Vëllai yt, hajdut në OSHEE

Gazment Bardhi ka hedhur akuza të rënda ndaj ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha duke u shprehur se është ushtar i bandës së Troplinëve.

Kreu i Grupit të PD-së u shpreh se Ervin Hoxha u zgjodh ministër me marrëveshjeve të bandave të Durrësit.

“Shkon i falesh bandave të Durrësit dhe familjes së madhe, organizatës, se nuk ia di as emrat që quhen kur bëhen bashkë 4 apo 5, je përfaqësues i tyre, kartelit”, tha ai.

Bardhi u shpreh gjithashtu se vëllai i ministrit është hajdut në OSHEE, duke e paralajmëruar se do të marrë në qafë veten dhe Belinda Ballukun.

“Më dëgjo një sekondë, i nderuar deputet në pikëpamjen e analizës psikokriminale që unë kam për shkak të detyrës, tek njerëzit recidivist, përsëritës gënjeshtar.

E dyta që t’i gënjen, akuzon dhe u beson atyre që akuzon kjo është shumë e vërtetë. Policia bëri detyrën, nuk ka hyrë në Kuvend, turma që drejtohet nga ty po sillet drejt institucioneve Kushtetuese. Policia mbrojti Kuvendin”, tha ministri.

Ndërsa Gazment Bardhi replikoi: “Së pari, turmë je ti dhe çeta e hajdutëve që të rrethon ty duke përfshirë dhe tët vëlla që do të marrë në qafë veten dhe Belinda Ballukun, bashkë me të, Do ta mësosh shumë shpejt pse po ta them këtë.

Është një hajdut atje në OSHEE, që vjedh paratë e qytetarëve dhe energjisë, Ju jeni tufë, jo deputetët e opozitës.

Nuk e di nëse e lexove SMS që dërgoi Rama apo SMS-të të bandës së Troplinëve të Durrësit, ushtar i së cilës je ti. Je një njeri, ushtar i bandave të Durrësit që në marrëveshje me njëra-tjetrën të kanë zgjedhur ty ministër të Brendshëm, dhe kjo s’është gënjeshtër, e dinë mirë kolegët e PS-së, ministrat kolegë të tutë, e dinë mirë zotrote, se ke shkuar dhe shkon i falesh bandave të Durrësit dhe familjes së madhe, organizatës, se nuk ia di as emrat që quhen kur bëhen bashkë 4 apo 5, je përfaqësues i tyre, kartelit. Mos guxo kurrë të na drejtohesh mua apo deputetëve të pozitës mes epitete, sepse mund të vendosim nja 20 epitete të merituara “