Aplikacion
Melania tha se asaj dhe Presidentit të sapozgjedhur Donald Trump i është besuar nga populli amerikan për të “mbrojtur” lirinë pas fitores dërrmuese të kandidatit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Në një postim në X të mërkurën pasdite, Melania tha se administrata Trump do të mbrojë lirinë, të cilën ajo e përshkroi si “zemra e republikës sonë”.
“Unë parashikoj që qytetarët e kombit tonë të ribashkohen në angazhimin ndaj njëri-tjetrit dhe të ngrihen mbi ideologjinë për hir të lirisë individuale, prosperitetit ekonomik dhe sigurisë,” shkroi ajo.
Ndërsa shtoise: “Energjia, aftësia dhe iniciativa amerikane do të bashkojnë mendjet tona më të mira për ta çuar kombin tonë përpara përgjithmonë.”
Kasacioni në Itali fundos kriminelët: Përgjimet e SKY ECC mund të përdoren si prova