Aplikacion
Deri më tani, Trump ka fituar në dhjetë shtete dhe ka 105 vota elektorale. Ndërsa zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris kryeson në pesë shtete dhe ka 27 vota elektorale.
Anketat e opinionit tregojnë se demokratja Harris dhe republikani Trump ndodhen përballë një prej garave më të ngushta presidenciale në dekada. Fituesi i zgjedhjeve e fillon mandatin katërvjeçar në janar të vitit 2025.
Sipas analistëve, rezultati përfundimtar ka të ngjarë të përcaktohet nga vota në shtate shtete, që cilësohen fushëbetejë. Sondazhet tregojnë se rivalët gëzojnë një mbështetje pothuajse të barabartë, me rreth 2% dallim nga njeri-tjetri./ Zoom.al