Aplikacion
Sipas CNN, policia po kryen kontrollet e nevojshme.
“Çdo aset që kemi do të vendoset për të siguruar që çdo qytetari që dëshiron të votojë t’i jepet kjo mundësi dhe çdo votë e hedhur të numërohet,”- tha CEO i DeKalb County Michael Thurmond në njoftim.
Zyra e Regjistrimit dhe Zgjedhjeve të Qarkut DeKalb tha se votimi është pezulluar në qendrat e votimit.
“Për shkak të kujdesit, ne po pezullojmë votimin në këto qendra votimi derisa të kemi leje nga Policia e DeKalb për të rihapur objektet,”- tha Drejtoresha Ekzekutive e Regjistrimit të Votuesve dhe Zgjedhjeve të DeKalb, Keisha Smith, në një njoftim zyrtar.
Gjykata dha urdhër për të zgjatur orët e votimit në qendrat e votimit në fjalë. Kërcënime për bombë morën një kishë, dy biblioteka, një qendër komunitare dhe një qendër për të moshuarit./ Zoom.al