zoom

Lajme

Kaos në Serbi/ Thyhen xhamat e bashkisë, Vuçiç “kërcënon” protestuesit

Gjatë mbrëmjes së sotme në qytetin serb të Novi Sadit ka nisur një protestë lidhur me fatkeqësinë e ndodhur gjatë javës së kaluar, ku humbën jetën 14 persona.

Protestuesit kanë arritur deri te bashkia e qytetit, ku janë thyer xhamat dhe kanë gjuajtur me gurë në këto ambjente.

Sipas mediave serbe, demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e strukturave qeverisëse.

Ministri i Ndërtimit në Qeverinë e Serbisë, Goran Vesiç, sot në mëngjes ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen të cilën e ka bërë të ditur në konferencën e mbrëmshme për media.

Ndërkohë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka reaguar nga zyra me thirrje ndaj protestesve.

“Ju keni të drejtë të jeni të pamoralshëm, por nuk keni të drejtë të rrezikoni të tjerët. Mesazhi im është që policia po tregohet shumë e përmbajtur, por mos mendoni se dhuna është e lejuar. Të gjithë ata që kanë marrë pjesë do të ndëshkohen dhe do të ndiqen nga shteti”- shkroi Vuçiç.

Policia lëshoi një sasi të madhe gaz lotsjellës mbi protestuesit, ku disa prej tyre edhe kanë pësuar lëndime.