zoom

Aktualitet

Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike për qytetarët

Qeveria premton që nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të ketë një çmim më të ulët që qytetarët shqiptarë do të duhet të paguajnë për energjinë elektrike.

Ministrja Belinda Balluku tha gjatë një takimi në OSHEE se aktualisht janë në proces vlerësimi për të arritur në përfundimin se sa do të jetë tarifa që do të paguhet.

“Ne kemi marrë një porosi dhe prej kohësh punojmë me OSHEE me KESH dhe OST për të vlerësuar një ulje të energjisë elektrike duke nisur nga 1 janari 2025. Jemi në punë e sipër por jemi të sigurtë që do ja dalim, që në 1 janari ti ofrojmë qytetarëve shqiptar një çmim energjie më të mirë”, u shpreh zëvendëskryeministrja.

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me pensionistët, deklaroi se së bashku me Belinda Ballukun po mendojnë për një çmim më të ulët të energjisë elektrike për pensionistët.

Postime të lidhura