Aplikacion
Në përfundim të punimeve, figura dhe portrete shenjtorësh kanë dalë në pah, duke treguar për historinë në muret e kishës.
Restaurimi i Kishës së Shna Ndout u realizua nga Edlira Çaushi dhe ekipi i saj, si pjesë e programit EU4Culture, që financon ndërhyrjet në veprat e artit.
Gjatë punimeve u konsoliduan shtresat përgatitore dhe pelikulit piktorik, u bë pastrimi nga mbivëniet me gëlqere dhe llaç dhe pastrimi nga kripërat si dhe zëvendësimin e bordurimeve dhe stukimeve të vjetra.
Kisha e Shna Ndout në Kepin e Rodonit është monument i trashëgimisë kulturore me një arkitekturë romaniko-gotike e shekullit XIV.
“Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Korenë e Veriut në këmbim të forcave të saj”