Aplikacion
Në tërësi sondazhet nuk kanë një ndarje të qartë në Pensilvani, ku rezultati është kokë më kokë mes Trump dhe Harris.
Megjithatë, sipas New York Times Harris ka një avantazh prej 1.2 pikësh ndaj Trump në nivel kombëtar, një diferencë që ka mbetur mjaft statike ditët e fundit, megjithëse është tkurrur krahasuar me një muaj më parë.
Ndërkohë, Trump pozicionohet në avantazh në 4 shtete, në Nevada, Georgia, Karolina e Veriut dhe Arizona, teksa Harris vetëm në 2, Uinskonsin dhe Miçigan.