zoom

Bota

Perëndimi ngre alarmin/ Rusia do të vendosë lëndë shpërthyese në avionët e pasagjerëve

Zyrtarët perëndimorë besojnë se Rusia ka plane për të vendosur bomba në aeroplanët e pasagjerëve që fluturojnë për në SHBA dhe Kanada pasi disa paisje elektronike shpërthyen në një magazinë.

Komentet vijnë pasi dy pajisje shpërthyese u dërguan përmes postës DHL më 22 korrik në Birmingham, Angli dhe Leipzig, Gjermani, duke rezultuar në një zjarr.

Katër persona u arrestuan në lidhje me flakët dhe u akuzuan për pjesëmarrje në operacione sabotuese ose terroriste në emër të një agjencie të huaj të inteligjencës.

Nuk u raportua për të lënduar, me incidentin që u trajtua nga stafi dhe brigada lokale e zjarrfikëses, por hetuesit besojnë se mund të kishte pasoja shumë më të rënda nëse pajisjet do të ndizeshin gjatë fluturimit.

Episodi i frikshëm ndodhi në magazinën e DHL në Birmingham.

“Qëllimi i grupit ishte të testonte kanalin e transferimit për materiale të tilla, të cilat përfundimisht do të dërgoheshin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë”, tha zyra e prokurorit të Polonisë pa zbuluar emrat apo kombësinë e të dyshuarve.

Udhëheqësi i agjencisë së inteligjencës së jashtme të Polonisë, Pawel Szota, i tha Journal se spiunët rusë ishin përgjegjës dhe aktualizimi i çdo sulmi të tillë do të shihej si një “përshkallëzim i madh” i fushatës sabotuese të Rusisë kundër fuqive perëndimore.