Aplikacion
Ai u paraqit paraditen e kësaj të hëne pranë ambienteve të SPAK, ku dha përgjigje për ngjarjen e 21 janarit 2011 si person në dijeni.
Pasi doli nga SPAK, Arben Çuko tha se kjo çështje duhet zbardhur.
“Në cilësinë e atij që ka pasur dijeni. Janë vrarë 4 veta ju e dini shumë mirë. Janë 4 veta të vrarë në Bulevard që nuk mund të lihen kaq kollaj në harresë”, tha Çuko.
Më herët për të njëjtën dosje janë pyetur, Saimir Tahiri, Xhemal Qefalia, Hysni Burgaj e Agron Kuliçaj.