Aplikacion
Tubimi i kryeministrit Rama po mbahet nën masa të forta sigurie. Demonstruesit kanë varur pankarta me sloganin “Edi Rama largohu” dhe kanë mbajtur flamuj të Vorio Epirit. Ata kanë hedhur slogane: “Rama jashtë Greqisë” dhe “Katsifas rron, ti na drejton”.
Nëpër makina janë shpërndarë fletëpalosje me foton e Kacifas ku thuhet se ai është vrarë nga shteti shqiptar. Policia greke i ka mbajtur protestuesit në distancë duke mos i lejuar të afrohen. Në hotel kanë nisur të mbërrijnë shqiptarët që do të marrin pjesë në takimin e Ramës.
Kryeministri shqiptar e përmendi këtë lëvizje në fjalën e tij duke shtuar se të njëjtën tubues, e kanë kërcënuar atë.
“Në adresën time kanë bërë kërcënime, që mua më shkaktojnë vetëm keqardhje. Ashtu sic më shkaktojnë keqardhje edhe ata në Shqipëri që e konsiderojnë Greqinë jo-mike. ‘Vorio Epiri’ ka vdekur!”, u shpreh Rama.