Aplikacion
Çifti po udhëtonte me motor kur mjeti i tyre u godit nga makina që ishte shenjestër e atentatorëve, pasi shoferët mbetën të vdekur në vend.
Policia njoftoi sot se 67-vjeçari vdiq në spital nga plagët e marra.
Atentati ka shënuar kështu 4 viktima, ku dy ishin cifti fatkeq dhe dy ishin të rinjtë Hamza Lici e Arlind Bushati, emra të njohur për policinë.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë më 30.10.2024, për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, ju informojmë se ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër edhe shtetasi B.B., 67 vjeç, drejtuesi i motomjetit që u përplas nga automjeti i shtetasve H. L dhe A. B, të cilët humbën jetën si pasojë e plagëve nga të shtënat me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Perëndimi ngre alarmin/ Rusia do të vendosë lëndë shpërthyese në avionët e pasagjerëve