Aplikacion
Mesfushori legjendar, i cili humbi fitimin e Topit të Artë në vitin 2010 pas një sezoni fenomenal me Interin dhe triumfin e Ligës së Kampionëve, ndau mendimet e tij për padrejtësitë në çmimet e futbollit.
“Po, Topi i Artë më është ‘vjedhur’ në vitin 2010. Por sinqerisht, më vjen mirë që kjo bisedë vazhdon edhe në vitin 2024, 14 vjet më vonë. Njerëzit më thonë: ‘Wesley, të grabitën atë vit’. Imagjinoni sikur ta kisha fituar Topin e Artë dhe njerëzit të thoshin, ‘Ai ia mori dikujt tjetër’.
Çmimet individuale janë të mira, por arritjet e ekipit, si fitimi i një trofeu të Ligës së Kampionëve, ishin shumë më të vlefshme për mua sesa Topi i Artë”, citohet Sneijder nga TMW.
Vlen të kujtojmë se sezoni 2009-2010 qëndron si një nga më të suksesshmit në historinë e Interit. Nën drejtimin e Jose Mourinhos, skuadra siguroi një trefishtë: titullin e ligës, Coppa Italia dhe Champions League.
“Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Korenë e Veriut në këmbim të forcave të saj”