zoom

Aktualitet

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është paraqitur në SPAK mëngjesin e sotëm.

Mësohet se Samir Tahiri do të merret në pyetje në lidhje me dosjen “21 Janari”.

Ai do të pyetet nga Prokurorët e Posaçëm si person që ka dijeni mbi çështjen.

Po ashtu një ditë më parë, në SPAK u mor në pyetje edhe deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia.

Gjithashtu, ligjvënësi socialist u pyet si person që ka dijeni mbi çështjen.

Kujtojmë që ish-ministri i Brendshëm, Tahiri është paraqitur në SPAK edhe më 24 Qershor 2024 për t’u marrë në pyetje pasi ndaj tij ka nisur një hetim pasuror.

Pas dy orë e gjysmë ka dalë dhe është shprehur: “Me vjen keq qe keni qendruar kaq gjatë! S’kam asgjë për të thënë! Mirupafshim!”

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u lirua nga qelia më 2 qershor 2023, pas më shumë se një viti në burg.