zoom

Lajme

Progresraporti/ Rama: BE, bekim për Shqipërinë!

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Bashkimi Europian është bekim për Shqipërinë.

Kreu i qeverisë theksoi se pa BE-në Shqipëria do ta kishte të pamundur të bënte shtetin që po bën.

Në konferencën me ambasadorin e BE-së për progresraportin, Rama u shpreh se “jemi nxënës ambiciozë”.

Ndërsa thekoi se “jemi të vetëdijshëm që për të marrë notën maksimale, që është vula e anëtarësimit kemi shumë akoma për të bërë dhe kemi të meta e boshllëqe”.

“Ndaj BE, Komisioni Europian janë bekimi më i madh për një vend si Shqipëria ndryshe do ta kishte të pamundur të bënte shtetin që po bën dhe të bëhej pjesë e një familje me vlera, standarde e kritere funksionimi si askund tjetër në botë.

Faleminderit për raportin, kritikat, detyrat, vlerësimet, ne jemi nxënës ambicioz në këtë proces. Më vjen mirë që nga viti në vit marrim nota të mira. Por jemi të vetëdijshëm që për të marrë notën maksimale, që është vula e anëtarësimit kemi shumë akoma për të bërë dhe kemi të meta e boshllëqe për të adresuar. Jemi të bindur se kemi kapacitetin për të adresuar falë edhe partneritetit me Komisionin Europian”, tha Rama.