Aplikacion
Ai tha se vetëm një bankë ka rënë pre nga e një goditje të fortë kibernetike, ku u dëmtuan vetëm të dhënat dhe jo llogaritë financiare. Sulm të rrezikshëm, Sejko cilësoi edhe keqinformimin si rrezik për bankat në vend.
“Ka pasur sulme kibernetike në mënyrë të vazhdueshme. Kemi dy kategori ndërhyrjesh, ndërhyrjet me sulme ndaj sistemeve të teknologjisë dhe informacionit që kanë bankat e nivelit të dytë dhe Banka e Shqipërisë, i gjithë sistemi financiar. Ndërhyrja e dytë është përmes keqinformimit që synon të krijojë panik dhe të keqinformojë klientët e bankave të nivelit të dytë dhe qytetarët lidhur me gjendjen financiare. Të dyja këto janë njëlloj të rrezikshme. Sistemi bankar, pavarësisht këtyre ndërhyrjeve ka rezultuar i qëndrueshëm dhe nuk është goditur. Me përjashtim të një rasti që është menaxhuar, por kjo nuk do të thotë që ne duhet të jemi të sigurt. Për këtë arsye ne kemi marrë masa dhe po punojmë me bankat e nivelit të dytë. Në një rast ka qenë një sulm i fortë kibernetik ndaj një banke që nuk ka cënuar llogaritë bankare si pasojë e masave të marra por informacionin, të dhënat. Por falë koordinimit të punës të gjithë institucioneve përfshi këtu BSH-në është izoluar dhe nuk ka krijuar probleme”, u shpreh Sejko.
Në fjalën e tij Guvernatori vuri theksin tek investimi në sistemet infrastrukturore për të pasur një mbrojtje sa më të lartë të sigurisë së informacionit.
“Banka e Shqipërisë është në proces përditësimi të kuadrit rregullator për mbrojtjen e rrezikut të teknologjisë së informacionit dhe rrezikut kibernetik. Po kryhet rishikimi dhe përshtatja e rregullores së BE-së, DORA, për një përqasje sa më të plotë të rregullores së mbikëqyrjes së rrezikut të teknologjisë dhe informacionit dhe kibernetik. Kjo rregullore pritet të miratohet nga Këshilli Mbikëqyrës I BSH-së muajin që vjen. Aktualisht në tregun shqiptar financiar operojnë 11 banka të nivelit të dytë, 5 prej të cilave me kapital shtetëror, 5 me origjinë nga vendet e BE-së dhe një bankë me origjinë kapitale nga Turqia” sqaroi Sejko.
Gjatë raportimit të tij, deputeti socialist, njëkohësisht kryetar i komisionit, Erion Braçe ngriti shqetësimin nëse ka investitorë nga vende jo-mike, që kërkojnë të blejnë borxhin e Shqipërisë.
Sejko tha se nuk ka informacion për pyetjen e Braçes.
“Për momentin nuk kemi informacion. Jemi në analizë për të parë investitorët e huaj që ndërhyjnë në borxhin e Shqipërisë. Përtej pyetjes tuaj lajm i mirë është se ka interes nga investitorët e huaj për të investuar në borxhin e Republikës së Shqipërisë, pra në bonot e thesarit. Kjo është hera e parë që shohim interes nga investitorët e huaj për të investuar në këtë borxh. Këto investitorë janë nga banka të nivelit të dytë me vende origjine nga vendet e BE-së. Bankat e nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri nga mëmat e tyre kanë kërkesa për të investuar në bono thesari. Pra me euro ata investojnë në lek. Kjo është një nga faktorët që ka ndikuar në mbiçmimin e mëtejshëm të euros, mes faktorëve të tjerë” tha Guvernatori.
Braçe vuri theksoi se është e nevojshme ndërtimi me ligj një sistem kontrolli me qëllim që ekonomia e hapur të mos infektohet nga kapitale që e kanë origjinën e tyre nga vende jo mike. Sistemi bankar e financiar i këtij vendi duhet të jetë në alert të vazhdueshëm edhe për këtë.
FOTOT-VIDEO/ Kush është personi që bie sy në videon e atentatit me 3 viktima në Shkodër