zoom

Lajme

Noka: Mediat vari Karlon s’bënin lajme kur makina përdorej nga Basha! Bojkotoni tellallët!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, iu përgjigj medieve të qeverisë, të cilat shkruanin dje se ai përdori makinën e tij Range Rover për të bllokuar rrugën gjatë mosbindjes civile.

Këto media nuk raportuan se është e njëjta makinë që përdorej nga Lulzim Basha kur ishte kryetar.

“Mediat vari Karlon paguhen nga bosi i inceneratorëve për të sharë opozitën.

Amerikanët, francezët, kanadezët apo grekët le të bëjnë protesta antiqveritare.

Vetëm shqiptarët jo. Ata duhet t’i binden partisë dhe Ramës. Tellallë të tjerë si “Çorapja” fabrikojnë “lajme” sensacionale sikur makina i përket Flamur Nokës, mirëpo kohë më parë të njëjtët informojnë opinionin publik se kjo makinë e blerë nga Lulzim Basha i kthehet në përdorim PD-së.

Për sa kohë përdorej nga Basha, makina nuk bënte lajm, se nuk mund të sulmohej opozita e kapur. Tani që opozita bën opozitë, tellallit të inceneratorëve dhe tematikut “Çorapja” u shkon ligësht. Bojkotoni tellallët që paguhen me para të pista, këta që synojnë të devijojnë vëmendjen nga problemet reale të shqiptarëve për llogari të narkos.

Mosbindja civile do të vazhdojë derisa Shqipëria të ketë qeveri teknike e të jetë në gjendje të mbajë zgjedhje të lira,” shkruan Noka.