Aplikacion
Gjatë një takimi me pensionistët në Durrës, ku ishte i pranishëm edhe kreu i qeverisë, ministri Gonxhe u shpreh se indeksimi do të ndodhë në prill dhe jo në muajin maj.
Ndërkohë ditën e djeshme, kryeministri Rama, shoqëruar nga zv.kryeministrja dhe Blendi Gonxhe, tha se pensioni nuk mund të përdoret si mjet politik pasi hap një gropë më të madhe se piramidat, madje mund të falimentojë shtetin.
“Është koha për të bërë një tjetër përpjekje të fuqishme nga ana jonë sepse jemi në kushtet kur rritja ekonomike na ka dhënë mundësinë për të diskutuar se çfarë do të bëjmë. Nëse ne nuk e kemi në qendër të vëmendjes pensionistin, nuk meritojmë emrin që mbajmë, Partia Socialiste. Nuk është diçka që mund ta bësh nga dëshira, apo interesi politik, e nëse e bën hap një gropë në hapat e mëtejshme, edhe më e rrezikshme se gropat që hapën piramidat. Falimenton shteti komplet”, tha kreu i qeverisë.