zoom

Aktualitet

Protesta në kryeqytet, Vokshi dhe Noka përplasen me Policinë

Deputetja Albana Vokshi dhe deputeti Flamur Noka janë përplasur me policët, teksa protesta në rrethrrotullimin e ish-sheshit “Shqiponja” është tensionuar.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, i ka bërë thirrje policisë të tërhiqet.

“Siç e shikoni, një protestë paqësore po provokohet nga narkopolicia.

I bëj thirrje nipit të Enver Hoxhës, i bëj thirrje Sulltan Surrelit, i bëj thirrje kreut të organizatës kriminale që të tërheqë narkopolicinë nga provokimi i qytetarëve.

Në të kundër, destinacioni i qytetarëve do të jetë Surreli.

Çdo provokim i protestuesve paqësore do ketë një përgjigje, dhe përgjigja është të gjithë drejt Surrelit, asnjë rrugë tjetër nuk ka.

Po nuk larguan këta narkopolicë, Surreli do jetë destinacioni tjetër,” tha Noka.