zoom

Lajme

Zbulime të reja nga festat famëkeqe të Diddy-t/ Ish-punonjësja e reperit tregon detaje

Zbulime të reja dalin në dritë rreth festave famëkeqe të reperit dhe producentit Diddy ‘Freak Off’ .

Një ish-organizatore përshkroi rregullat që vendoseshin për të ftuarit dhe në veçanti, për gratë.
Sipas ish-promotores, e cila ka punuar me reperin në vitet 2004 dhe 2005, çdo i ftuar duhet të plotësonte kritere specifike për t’u pranuar në festa.

Ajo shpjegoi se “nëse duhej, kishte një peshore dhe kufiri i peshës ishte 63 kg”. Një përjashtim u bë vetëm për gratë shumë të gjata.
Organizatorja, e cila mbeti anonim, tha se gratë nuk duhet të kishin vathë, tatuazhe, apo celulit. Kishte edhe një kod të rreptë veshjeje, pasi pantallonat, xhinset dhe këpucët e sheshta ishin të ndaluara, ndërsa preferoheshin fustanet shumë të shkurtër. Po ashtu ishte e nevojshme që gratë të mbanin taka të larta.
Ajo tregoi se nuk kishte kontroll moshë për të ftuarit dhe ajo, duke qenë e re në atë kohë, spekulon se ndoshta ata nuk e kanë pyetur moshën për shkak të ligjeve të alkoolit. “Unë nuk qëndrova për festa dhe nuk e kisha idenë se këto vajza pritej të bënin seks me dikë,” tha ajo.