zoom

Lajme

Komisioni “Xhafaj” për antikorrupsionin: Sa i besueshëm është pa PD? Ja si përgjigjet kryetari

Sa kohë nuk është opozita në këtë komision, sa e besueshme është e gjithë kjo punë pa opozitën?

Kësaj pyetje, Fatmir Xhafaj, kryetar i Komisionit për Antikorrupsionin, iu përgjigj duke sjellë në vëmendje faktin se opozita nuk është i vetmi grup me të cilin do të diskutohet produkti i këtij komisioni. E po ashtu, duke kujtuar se opozita është sjellë në këtë formë edhe me komisione të tjera, duke i bojkotuar në nisje e duke u bashkuar më pas.

“Koncepti i gjithëpërfshirjes është shumë i gjërë. Nuk bëhet fjalë vetëm për partitë politike, por përtej; akademikë, shoqëri civile, grupet e interesit, komunitetetet e biznesit. Edhe nga pikëpamja e faktorit politik, i vetmi grup që mungon është PD. Ne, përveç faktit se Kuvendi e ka miratuar përbërjen dhe ata kanë vendin e tyre në komision, u kemi bërë edhe një ftesë dhe ende nuk kemi marrë përgjigje, për të pasur edhe ata ekspertët e tyre, ndonëse ekspertët janë të pavarur, por do jenë aty për të shfaqur opinionin e forcave politike. Është histori e parë, kështu ka qëenë edhe për Reformën në Drejtësi. PD nuk ka marrë pjesë në procesin e analizës dhe planit të veprimeve dhe është përfshirë më mbrapa në diskutimin e projekt-ligjeve. Buk është zgjedhje e re, por zgjedhje e tyre” – tha Xhafaj. /Zoom.al