zoom

Aktualitet

Ish-deputeti Artur Roshi paraqitet në SPAK

Ish-deputeti Artur Roshi është paraqitur në SPAK paraditen e sotme.

Nuk dihet arsyeja pse kreu i Partisë së Ballit Kombëtar është thirrur në Prokurorinë e Posaçme.

Ndërkohë në tetor 2022, Apeli i GJKKO-së e ka dënuar ish-deputetin Artur Roshi me një gjobë totale prej 800 mijë lekësh, për shpifje dhe fyerje.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi caktimin e një mase administrative prej 8 milionësh, që duhet të paguante ndaj shtetasit Ardit Cikuli, pasi ka shpifur në drejtim të këtij të fundit.

Konflikti mes Roshit dhe Cikulit nisi pasi ky i fundit e denoncoi se po tentonte të përvetësonte një tokë shtet, ditën për diell e në sy të zyrtarëve të institucioneve.