zoom

Lajme

Vrasja e dyfishtë në Malin e Zi/ Autori darkoi në shtëpinë e viktimave dhe më pas i ekzekutoi

Zbardhen detaje të reja nga krimi tronditës në Malin e Zi, ku motër e vëlla u vranë me armë zjarri në shtëpinë e tyre.

Sipas mediave vendase, para se të kryente vrasjen, autori ka darkuar në shtëpinë e dy viktimave dhe më pas i ka qëlluar.

Autori është identifikuar nga policia dhe sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një burrë që kërkohej prej 15 ditësh nga policia për vjedhjen e një pushke.

Policia ka rrethuar zonën, ndërsa kërkon nga qytetarët bashkëpunim për kapjen e tij.