zoom

Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Tiranë, vdes 56-vjeçari (EMRI)

Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua në aksin Lushnjë-Tiranë, ku humbi jetën një 56-vjeçar.

Mariglen Koçiu u përplas për vdekje nga një makinë, teksa ishte duke kaluar rrugën.

Prej plagëve të rënda, 56-vjeçari humbi jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.