zoom

Ekonomi

Rritje e vogël e turistëve gjatë shtatorit

Shifrat e muajit shtator mbi turizmin kanë hedhur poshtë të gjitha pritshmëritë për një sezon të suksesshëm turistik.

INSTAT tregon se hyrjet e turistëve gjatë shtatorit u rritën me vetëm 8.7% nga një rritje 36.6% një vit më parë.

Nga 1.79 mln turistë që vizituan vendin në shtator, 1.15 mln ishin të huaj me rritje 3.8% nga shtatori i shkuar, ndërkohë që një vit më parë rritja ishte 45%. 648 mijë ishin shqiptarë, me rritje 12.6% nga 22% që ishte vitin e shkuar.

98% e rasteve të hyrjes në Shqipëri janë për qëllime personale apo pushime, por ky tregues është rritur me vetëm 0.9% nga shtatori i shkuar, kur rritja ishte 46%.

Rritje të ndjeshme në muajin Shtator kanë patur hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale, me 60.9 %.

Gjatë shtatorit, nga Shqipëria kanë dalë 1.9 mln shtetas, nga të cilët 1.2 mln ishin të huaj dhe rreth 700 mijë shqiptarë.

95% e të huajve që erdhën në shtator ishin nga Europa, kryesisht ajo jugore me 69% dhe ajo perëndimore me 12%.

Në total, në 9 muaj në Shqipëri erdhën rreth 15.6 mln turistë dhe dolën 15.5 mln.