Aplikacion
Mediat kanë zbardhur detaje nga brenda seancës.
“S’jam unë peshku i madh, nuk dënoni korrupsionin me mua”, mësohet të ketë thënë Lefter Koka.
“E keni gabim e dëgjova prokurorin sot dhe ky është fiks kallëzimi i Monika Kryemadhit. Ata janë manipulatorë si Monika si Iliri, ai manipuloi situatën për të hequr në departament edhe një ambasador se besuan Ilirin” – akuzoi në seancë Leftë Koka.
Anila Hoxha raporton ish ministri tha “Doni të gjeni korrupsionin, hapni telefonin e Monika Kryemadhit”.
“Megjithëse u bë një vit hetim, konkulzionet e prokurorëve janë pa asnjë ndryshim. Unë e kuptoj qe institucioni do të marrë kredibilietet, edhe kjo gjykatë do jetë presion por besoj qe do jepni drejtësi re do ngriheni në nivelin e duhur të integritetit”, tha ai.
Lefter Koka sipas raportimit të Anila Hoxhës foli gati 20 minuta, mbasi folën dy avokatët e tij Julian Mërtiri dhe Tritan Hamitaj.
Koka pyeti përse SPAK nuk merr për referencë kontratat e tjera për landfille të përmendura si ai i Vlorës dhe Lezhës që janë më të shtrenjta.
Gazetarja Hoxha raportoi se Koka deklaroi që “E gjithë Durrësi e di qe jam biznesmen, kam bërë bamirësi dhe bëj falë aftësie të mia financiare dhe askush nuk e beson që biletat e mia të avionit t’i paguajë Mërtiri. Avokatët e tij thanë që në këtë pikë biletat e rezervuara janë tre vjet më vonë se sa lidhja e kontratës.