zoom

Aktualitet

Policia zbardh plagosjen në Don Bosko, një nga autorët shpallet në kërkim (EMRI)

Rreth dy muaj pas plagosjes së dyfishtë që ndodhi në Don Bosko në Tiranë, policia ka identifikuar një prej autorët.

Denis Tahiri, 23 vjeç, sipas policisë, është një prej personave të përfshirë në ngjarjen e 3 shtatorit, kur u plagosën me armë zjarri Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi.

Denis Tahiri akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Policia e ka shpallur atë në kërkim, ndërsa vazhdojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar.

Postime të lidhura