zoom

Lajme

Disa lloje drogërash/ Çfarë zbuloi autopsia e Liam Payne

Ish-këngëtari i One Direction, Liam Payne, kishte droga të shumta në trup përfshirë kokainën dhe metamfetaminën kur ra për vdekje nga ballkoni i një hoteli në Argjentinë.

Këto konstatime kanë dalë në dritë nga rezultati i autopsisë.

ABC Neës dhe TMZ raportuan se një koktej droge i quajtur “kokaina rozë” – që përmban metamfetaminë, ketaminë dhe MDMA – ishte gjetur gjatë një autopsie të pjesshme, së bashku me kokainë dhe benzodiazepinë. Të dyja mediat cituan burime anonime të njohura me testet paraprake.

Associated Press raportoi se një zyrtar anonim kishte thënë se raporti paraprak i toksikologjisë sugjeronte prova të ekspozimit ndaj kokainës, por duke theksuar se këto rezultate fillestare nuk ofrojnë një lexim të saktë.
Rezultatet përfundimtare të toksikologjisë nuk pritet të bëhen publike të paktën për disa javë.