Aplikacion
Ai qëndroi aty për disa minuta për të përfunduar procedurat dhe më pas u shoqërua në bllokun e sigurisë te Mine Peza.
Ilir Meta u arrestua i akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie për dosjen e lobimit në SHBA.
Në momentin e prangosjes, Meta bëri rezistencë, ndërsa agjentët e BKH e nxorën me forcë nga makina.
Avokati i Ilir Metës, Genc Gjokutaj ka reaguar pas arrestimit të ish-presidentit.
“Pas një rrëmbimi bandideskt me një sjellje tjetër jo ligjore ndodh me një person që ka që disa herë në Spak ka dhënë shpjegime me çfarë e kanë pyetur kjo çështje ka 5 vite, ka 5 vite në duart e prokurorëve, dyshja Rama-Dumani, mashat e ish bashkëpunëtorëve të Ilir Metës dhe mashat ndaj tyre. Ai është i vendosur të përballet me procesin, çdo gjë që shkruhet në këtë vendim është i qart”, tha ai.