zoom

Aktualitet

Ish-deputeti i PD-së: WizzAir, kompania më skandaloze! Lë mes të katër rrugëve shqiptarët

Ish-deputeti Luçiano Boçi ka denoncuar kompaninë WizzAir se ka lënë sërish shqiptarët mes katër rrugëve.

Ai shprehet se WizzAir është kompania ajrore më skandaloze dhe më e papërgjegjshme, teksa thekson se anuloi fluturimin nga Milano dhe nuk garanton kthim për pasagjerët.

“Justifikimet e tyre janë banale dhe të përsëritura”, thekson ai, duke shtuar se “një shtet i ngordhur si i yni që nuk ka në konsideratë qytetarët, i del zot një kompanie të diskretituar”.

Postimi i plotë:

WIZZAIR kompania me skandaloze dhe e papërgjegjshme, përsëri le në mes të katër rrugëve shqiptarët.

Anullon fluturimin nga Milano dhe nuk garanton asnjë kthim, as për nesër e as për pasnesër.

Justifikimet e tyre janë banale dhe të përsëritura.

Një shtet i ngordhur si i yni që nuk ka në konsideratë qytetarët, i del zot një kompanie të diskretituar.

Ky nuk është më turp e as gabim!

Gabimi kur përsëritet është faj.

Është pak të thuash që kjo kompani skanadaloze duhet të jetë nën akuzë penale!!!!!