Aplikacion
Emigrantët e paligjshëm u morën nga kampi në orët e para të mëngjesit dhe më pas nisja u bë nga Shëngjini me një anije të rojes bregdetare italiane që udhëtoi drejt Barit.
Vendimi për kthimin mbrapsh të meigrantëve vetëm dy ditë pas zhvendosjes së tyre në vendin tonë vjen pas vendimit të gjykatës së Romës një ditë më parë, e cila tha se vendet nga vinin emigrantët, konkretish Bangladeshi dhe Egjipti nuk janë vende të sigurta. Për këtë arsye emigrantët e nisur nga vendet e pasigurta duhet të qëndrojnë në territorin e vendit ku kanë bërë kërkesën e azilit.