Aplikacion
Ndërkohë që në Shqipëri projektligji për surrogacinë ka mbetur në pikën e debateve publike, Senati italian ka miratuar ligjin që e shpall surrogacinë si krim universal.
Ndryshe ndodh në Shqipëri, ku vetë Ministria e Shëndetësisë nxori për konsultim në prill të këtij viti projektligjin ku ndër të tjera, për herë të parë, surrogacia do të rregullohej me ligj. Në projektligj nuk përmendet fakti nëse personi duhet të jetë vetëm shtetas shqiptar, duke lënë të hapur mundësinë që të jetë edhe një shtetas i huaj, për shembull italian. Por ndërsa një nënë surrogate italiane mund të jetë plotësisht brenda ligjit në Shqipëri, në Itali, me ndryshimet e reja, mund të dënohet me burg ose me gjobë deri në 1 mln euro.
Rregullimi i surrogacisë me ligj ka ngjallur jo pak diskutime në vendin tonë, me përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë që e kanë cilësuar si një ligj që do japë “mitra me qira”.
Ndër kundërshtarët më të mëdhenj ka qenë mjeku Tritan Shehu, i cili është shprehur se është një ligj që do krijojë në Shqipëri “një fermë ndërkombëtare uterusesh për veprimtari kriminale”.
Surrogacia përbën krim në Itali që nga viti 2004, ndërsa qëllimi i ligjit të ri është që edhe të parandalojë që njerëzit të shkojnë jashtë vendit për këtë praktikë. Ndërkohë, në Shqipëri, vetë mjekët kanë pohuar se kjo praktikë është përdorur ndër vite në vend, edhe sepse nuk ka qenë kurrë e ndaluar me ligj, pasi ligji i 2002 për shëndetin riprodhues nuk e ndalonte.
Surrogacia është një teknikë fertilizimi e asistuar në të cilën një grua kryen një shtatzëni në emër të njerëzve që më pas do të bëhen prindër të fëmijës që do të lindë.
Sipas disa mediave italiane, shumica dërrmuese që dëshirojnë të bëjnë këtë praktikë janë çifte homoseksuale që nuk mund të kenë fëmijë.
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë