zoom

Aktualitet

Alarmi për bombë në ambasadën e Ukrainës/ Evakuohet stafi. Reagon policia

Pas alarmit për bombë në selinë e ambasadës së Ukrainës në Tiranë, pranë Kryesisë së Kuvendit, policia dhe Njësia Anti-eksploziv rrethuan menjëherë vendin e ngjarjes për të kryer hetimet.

Stafi i ambasadës u evakuua dhe pas kryerjes së kontrollit dhe verifikimeve përkatëse, ka rezultuar se njoftimi ishte i rremë.

Shërbimet e Policisë, strukturat e Antiterrorit dhe strukturat e specializuara për Hetimin e Krimit Kibernetik në bashkëpunim me stafin e Ambasadës po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e personave përgjegjës për emailin kërcënues që u dërgua.