zoom

Lajme

FORMACIONET/ Surprizon Sylvinho, kush janë 3 lojtarët që do të rrinë në stol përballë Gjeorgjisë

Shqipëria do të përballet pasditen e kësaj të hëne me Gjeorgjinë, një sfidë e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Pas humbjes që pësoi me Çekinë, tekniku Sylvinho ka vendosur të bëjë ndryshime surprizë në formacion, duke lënë në stol emra të njohur si Mirlind Daku, Elseid Hysaj dhe Marash Kumbulla.

Në vend të Dakut do të luajë Indrit Tuci, ndërsa Balliu do të jetë në vend të Hysajt dhe Ajeti në vend të Kumbullës.

Kapiten për këtë takim te kuqezinjtë është mbrojtësi Ismajli.

Gjeorgjianët janë ata që mbajnë kreun e grupit me 6 pikë, teksa gjithashtu vijnë nga një humbje 1-0 me Ukrainën. Sfida do të nisë në orën 18:00.

FORMACIONET ZYRTARE

GJEORGJI: Mamardashvili, Kakabadze, Dvali, Kashia, Lokoshvili, Kiteishvili, Zivzivadze, Davitashvili, Çakvetadze, Kvaratskhelia, Mikautadze
Trajner: Vili Sanjol

SHQIPËRI: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Tuci.
Trajner: Sylvinho