zoom

Aktualitet

I vetëm dhe pa para/ I mituri afgan merret peng në Shkodër

Një 16-vjeçar afgan është mbajtur peng për disa javë me radhë nga një familje në Shkodër.

I mituri kishte ardhur në Shqipëri disa muaj më parë, për të kaluar në Mal të Zi dhe për t’u drejtuar më pas në një nga vendet e Bashkimit Evropian.

I mbetur pa para, para se të largohej nga Shqiëria, afgani u punësua përkohësisht në servisin e familjes Pashuku në Shkodër.

Ai punoi aty për dy muaj dhe më pas njoftoi pronarët se kërkon të largohet.

Por pronarët e lavazhit kundërshtuan largimin e tij, duke i kërkuar përmes presionit të vazhdonte punën edhe për pak kohë.

16-vjeçari u frikësua dhe njoftoi familjarët e tij dhe policinë.

Pas njoftimit, Policia e Shkodrës arrestoi njërin prej djemve të familjes Pashuku, Alehandron 18 vjeç që akuzohet për “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” si dhe shpalli në kërkim djalin tjetër, Kristjan Pashukun për veprën penale “Trafikim i të miturve”.

Policia e Shkodrëss njofton se janë proceduar penalisht edhe vëllai tjetër dhe kryefamiljari i familjes Pashuku. Gjatë kontrollit të ushtruar në servisin në pronësi të këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, një armë zjarri pistoletë imituese zhurme, një armë sportive pneumatike dhe municion luftarak.