zoom

Lajme

Dramës Dea Mishel-Luiz i shtohet edhe Egla Ceno

Egla Ceno i është bashkuar dramës mes Deamishelit dhe Luizit. Rishtazi, këngëtari ka bërë një reagim pasi Deamishel foli për vendimin e gjykatës së Fierit, e cila vendosi që të dënojë për një me një vit burg Luiz Ejllin.

“Sa mirë me qenë mEshkull në vendin tonë, mund të thuash ç’të të dojë “asllani” dhe nuk të gjykon këmbë robi, përkundrazi, gajasen me “folklorin” shumëngjyrësh”, duke përdorur te fjala “mEshkull” nistoren e Luizit.

“Hajt pra: “Oj lulija jon’, oj lulija jon’, majdanozi bahet me limon, oj me limon”, përfundoi ajo reagimin që duket si kunj ndaj Luizit.

Çfarë ka ndodhur?

Deamishel foli për dënimin e Luizit, duke u shprehur: “Thonë shokun zgjidhe më mirë se vetja. Jam kurioze kush nga këta zgjodhi kë? Prostitucioni apo falsifikimi.”

Pas kësaj, Luizi reagoi, duke thënë: “Po ma kërkon me se s’bën që t’ia këndoj në koncertin e radhës”. Fotoja shoqërohej edhe me këngën “Oj lulija jonë me limona”.

Fotoja nuk është më në Instagram-in e Luizit, i cili mesa duket e ka fshirë atë.