Aplikacion
Me nismën e shoqatës së Muzikës dhe Artit në Shqipëri në bashkëpunim me Universitetin e Arteve, nën drejtimin e Dirigjentit të miërnjohur Bujar Alliu, mbi 28 këngëtarë dhe instrumentistë ndërkombëtarë dhe shqiptarë performuan më një repertor të zgjedhur të muzikës Shqiptare, vepra klasike botërore, dhe pjesë muzikore të njohura latine dhe moderne .
Salla e koncerteve “Cesk Zadeja” ishte mbushur si asnjëherë tjetër me spektatorë, miq dhe familjarë të artistëve, student dhe pedagogë të Fakutetit të Muzikës që për më shumë se 70 minuta shijuan dhe duartrokitën performancën e Korit të ndërkombëtarëve në Tiranë, instrumetistin Italian të kornos Samuele POGGI, pianistet Ana Kacinari, Ardita Bufaj, Gysi Teqja dhe dirigjenti Itaian Fabio Roki. Nuk munguan në këtë concert edhe zërat e Shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia dhe Zvicra si Alp Maqedonasi, Enejda Fasko, Fiona Thaci, Nada Bregu dhe Verona Kryeziu.
“Muzika për të gjithë” është lëvizje artistike dhe sociale në gjithë botën, e cila tashmë hapi siparin e saj edhe në Shqipëri në kujdesin e Profesoreshës së Fakultetit të Muzikës, Drejtore e projektit Armira Kapxhiu. Muzika i bashkon njerëzit pavarësisht kombësisë, racës, gjinisë, moshës. Pikërisht ky mesazh u trasmetua edhe gjatë këtij koncerti, duke u bërë pjesë e rrjetit FOSTER në Ballkanin Perëndimorë, që në vendin tonë mbështetet nga Komiteti Shqiptare i Helsinkit,dhe të Bashkimit European, për të trasmetuar sa më shumë vlera humane dhe pasuruar jetën artistike.
Në salat e Universitetit të Artëve në Tiranë ku viti i ri akademik sapo ka filluar, sallat e koncerteve janë pothuajse të gjitha të zëna me veprimtari dhe evente artistike nga studentë dhe Pedagogë, duke qenë jo vetëm institucion ku pregaditen artistët e rinj, por edhe një atraksion i jetës koncertore dhe artistike të Tiranës.
“Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Korenë e Veriut në këmbim të forcave të saj”