zoom

Lajme

Dënimi me burg i Luiz Ejllit, ironizon Dea Michelle: Pr*stitucioni apo falsifikimi, kush zgjodhi kë

Dea Michelle ka reaguar pas lajmit të dënimit me burg të Luiz Ejllit për falsifikim dokumentesh të një të dënuari për prostitucion.

“Paskemi pas lajme ne dt 10 po hic mendja une e zene me eventin”, shkruan ish-banorja e BBV, para se të shpërndante lajmin e dënimit të Luiz Ejllit.

“Thone shokun zgjidhe me te mire se vetja. Jam kurioze kush nga keta zgjodhi ke? Pr*stitucioni apo falsifikimi”, ironizon ish-banorja, e cila me Luiz Ejlli ka pasur një histori përplasje gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV, si edhe jashtë saj.

Luiz Ejlli ofendoi nga nëna në një koncert Dea Michelle, madje u kërkoi edhe fansave të tij që të bënin të njëjtën gjë.

Fituesi i BBV tha se Shkodra nuk ishte provincë dhe e përdori këtë gjë për të ofenduar rëndë Dea Mishel, teksa iu drejtua me vargjet e këngës “kush na ka inat iu q*** nona”.

Pas ofendimit në koncert, ish-banorja e Big Brother Vip, e cila ka pasur përplasje të ashpra me fituesin e spektalit brenda shtëpisë, u shpreh se kur rastisin së bashku, e shmang Luiz Ejllin.

Ajo deklaroi se herën e fundit që komunikuan bashkë, fituesi i BBV i tha se do e shante sërish.

Dea Michelle i kërkoi publiksht që t’i bënte thirrje fansave të tij që t’i udhëzojë që të jenë më të dashur dhe më pozitiv.

Jam prekur sepse këtë gjë unë e kam vuajtur shumë që kur kam pasur një përplasje me Luizin në BBV për shkak të një nominimi, që për mua ishte thjesht një lojë. Dhe kur kam dalë nga BIG-u, kam menduar se cdo gjë do të harrohet dhe kam dashur më të mirën për të gjithë, jo që kjo situatë do të vazhdojë. 

Kur ka vazhduar më pas në koncertin që ai pati, që nxiti në Shkodër një turmë me njerëz që të më urrenin mua dhe më pas live, më vjen keq që situata duhet të shkonte kështu. Ishte një moment live kur u takuam që më tha “unë do të të shaj prapë”. Unë e kam shmangur kur jemi takuar sërish. Nuk ishte as shaka dhe as batutë. 

Doja t’i thoja publikisht që të përpiqet që këta ndjekës që i ka kaq të zjarrtë, tí udhëzojë që të jenë më të dashur dhe më pozitiv”, tha ajo në “Se luan topi”.

Kujtojmë se pak muaj më parë, këngëtari ofendoi publikisht ish-banoren në një nga koncertet e tij, ndërsa i dedikoi këngën “Oj Lujlia me limona”.

“Tani këtë këngë ia dedikoj një banoreje të shtëpisë së BBVip se më tha je provincial se Shkodra është provincë. Ajo e kishte zakon që kur vinin djem në shtëpi, ia hidhte nga një sy. Edhe unë i kam thënë: kur të jem brenda do loz me gjërat që janë brenda. Ama kur të dal jashtë unë nuk të harroj, kështu që sot dua dhe ndihmën tuaj për me t’i bërë këtë dedikim asaj dhe kujtdo që thotë që Shkodra është provincë,” tha Luizi dhe më pas nisi këngën “O lulija jonë me limona o, kush na ka inatin ju q**** nona o”- u shpreh ai.

E pas momentit i cili është bërë viral në rrjet, erdhi dhe reagimi i Deas e cila nëpërmjet disa postimeve në InstaStory, ajo nuk ia ka përtuar aspak këngëtarit me kundërpërgjigjen e saj.

 “Unë po jetoja jetën time e lumtur dhe marr vesh që Luiz Ejlli më paska sharë në familje. TURP, burrë 40 vjeç, për një lojë. Unë nuk kisha ndërmend të flisja ndonjëherë për ty dhe as nuk do flas më ndonjëherë për ty. Nuk je në mendjen time. Sot do vazhdoj të festoj ditëlindjen e mamit me familjen timë, pavarësisht se ti dhe të gjithë që ishit në atë koncert hodhët gjithë atë vrer ddrejt nesh dhe me nderpretë. Gjërat e mia të shenjta mos mi prekni. Jeta ime është e bukur, unë jetoj e plotësuar. Nuk jetoj për klikime, as për tu pasuruar deri në pangopje”, shprehej Dea.