Aplikacion
I mbështetur nga disa figura të larguara nga Partia Demokratike, Alibeaj rendit shtyllat kryesore ku do të bazohet partia.
“Ne besojmë në parimet e spektrit të djathtë, i cili ka në themelet e tij lirinë e individit si baza e të githë kohezionit shoqëror, ekonomik dhe politik. Për ne, përfaqësimi sa më i drejtpërdrejtë i sovranitetit popullor në çdo nivel të qeverisjes është jetësimi i lirisë. Ne e shohim zhvillimin e vendit të bazuar mbi pesë shtylla themelore të lirisë: individin, pronën, familjen, vetëqeverisjen dhe besimin”
Sipas Alibeajt, “Djathtas” do të ketë synim elitën në përbërje të saj.
“Meritokracia dhe qarkullimi i elitave si dhe thithja e vlerave më të mira intelektuale të vendit përbëjnë parimet bazë në të cilat besojmë. Ne promovojmë lirinë e organizimit sepse besojmë që demokratizimi i jetës politike/partiake dhe vendimmarrja në duart e anëtarit janë premisa të realizimit me sukses të propozimeve dhe projektit tonë politik
Pjesë e kësaj partie të re duke të jenë disa nga figura, përfshirë Arbi Agalliu, Flutura Açka, Seladin Jakupllari, Edvin Kulluri, Agron Kapllanaj dhe Roland Bejko.