zoom

Aktualitet

BE, gati të përdorë Shqipërinë si kamp për emigrantët. Miratimi, së shpejti

Pakti me Italinë për të ngritur kampe në Gjadër e rrezikon Shqipërinë që të kthehet në një vend pritës të emigrantëve jo vetëm të Italisë fqinje, por edhe të vendeve të tjera të Bashkimit Evropian.

Propozimi vjen nga kryeministri i Hungarisë, Victor Orban, i cili kërkoi që jashtë BE-së të jetë një vend ku qëndrojnë emigrantët, në pritje për t’u miratuar ose jo kërkesa e tyre për azil në shtetet anëtare.

“Fjala magjike, sot e quajnë zgjidhje inovative, është hotspot-i i jashtëm. Nëse nuk mund të biem dakord për faktin që ata që duan të hyjnë duhet të ndalojnë në kufi dhe të aplikojnë për azil atje, ne nuk do të mund ta ndalojmë kurrë emigracionin.

Shtetet e tjera janë dakord. Por nuk duhet të jetë një diskutim i kotë, siç ka ndodhur shumë herë të tjera, kur çështja është trajtuar në nivelet më të larta të BE-së pa asnjë vendim. Kësaj radhe mund të marrim vërtet dritën jeshile nga 27 për organizimin e një sistemi hotspot jashtë BE-së që i detyron emigrantët të aplikojnë për mbrojtje pa shkelur këmbën në tokën evropiane dhe të hyjnë vetëm nëse aplikimi i tyre pranohet, eventualisht. Në mënyrë të detajuar, drafti i Këshillit Evropian nuk flet për pikat e nxehta të jashtme, por kufizohet në tregimin e zgjidhjeve alternative.

Do të ishte një leje që shtetet të vendosnin një sistem të ngjashëm me atë të krijuar me marrëveshjen e Romës dhe Tiranës, të kërkuar nga Meloni. Domethënë, një mekanizëm me anë të të cilit emigrantët e shpëtuar në Mesdhe nga anijet italiane shoqërohen në kampet shqiptare dhe jo në Itali. Aty shqyrtohen kërkesat e tyre për azil”, tha Orban në Strasburg, në seancën plenare të Parlamentit Evropian, ku u prezantuan objektivat për presidencën e BE-së.

Sipas “HuffPost”, “zgjidhja inovative” për të cilën flet Orban, që në thelb është “modeli i Shqipërisë” i inauguruar nga Giorgia Meloni, mund të marrë dritën jeshile nga Këshilli Europian në datat 17 dhe 18 tetor.