zoom

Aktualitet

FOTO+VIDEO/ Protestuesit tentojnë të bllokojnë rrugën, ja mesazhet që përcjellin

Protestuesit, të udhëhequr nga figurat kryesore të PD, kanë dalë nga selia blu dhe po drejtohen te Kryeministria.

Një pjesë e tyre ndërkohë ndodhet në sheshin “Skënderbej”, ku po tentohet bllokimi i qarkullimit rrugor, në zonën e Bashkisë së Tiranës.

Sipas protestuesve, ky është urdhri që ata kanë marrë, për të përmbushur mosbindjen civile.

Përmes pankartave dhe banderolave, protestuesit kërkojnë lirimin e liderit Sali Berisha si edhe të ngrihet zëri për një arsim të mirë.

Po ashtu, ata kërkojnë edhe lirimin e Ervin Salianjit dhe rrëzimin e regjimit.