Aplikacion
Ndërkohë nga janari i vitit që vjen pensionet do të rriten po me kaq përqindje edhe për kategoritë e përcaktuara me Ligjin për kategoritë e luftës.
Kreu qeveritar në një konferencë për media ka treguar se cilat pensione do të rriten.
“Nga ky muaj, pra nga muaji tetor do të rriten për 20 për qind pension bazik i moshës, pensioni kontribut pagues i plotë dhe parcial, pensioni i aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe të rritur, pensioni për personat e verbër, pensioni për personat papraplegjik e tetraplegjik, pensioni familjar, pensioni invalidor i punës dhe pensioni i parakohshëm për punëtorët e Trepçës”.
Kryeministri ka treguar se rritje pensionesh do të ketë edhe për kategoritë e luftës, por nga muaji janar sepse ai tha se duhet ndryshohet tabela që është pjesë e ligjit si shtojcë.
“Nga muaji janar 2025 do të rriten për 20 për qind pensionet e përcaktuara me Ligjin për Kategoritë e Luftës, përkatësisht familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave të dhunës seksuale të luftës, viktimave civile dhe familjarëve të tyre, kjo për arsyen se për ndryshimin e këtyre pensioneve duhet të ndryshohet edhe tabela që është pjesë e ligjit si shtojcë”.
Por, kryeministri ka treguar se te këto kategori për familjet e dëshmorëve të UÇK-së dhe të të zhdukurve të UÇK-së që kanë më shumë se një dëshmor ose të zhdukur do të ndryshohet edhe formula e pensionit, duke e rritur atë për 50 për qind të pensionit bazë për çdo dëshmorë apo të zhdukur tjetër që ka familja e jo siç shpjegoi të rritet me nga 20 për qind apo 10 për qind si ka qenë deri tani.
“E njëjta formulë do të përdoret edhe për familjet e viktimave dhe të zhdukurve civil ku për çdo viktimë apo të zhdukur tjetër që ka familja, pensioni do të rritet për 50 për qind të pensionit bazë”, bëri të ditur në konferencë kryeministri Kurti.
Morën para për të keqinformuar publikun mbi rivalët e Suel Çelës, dyshimet mbi Hoxhën dhe Qynon