zoom

Lajme

Albin Kurti nuk pranon të vlerësojë raportet me Edi Ramën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar që të vlerësojë raportet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, nga 1 deri në 10.

Ai saktësoi se në kuptimin e vizionit të përbashkët nuk ka dallime me Ramën. Kryeministri i Kosovës përmendi raportet e shkëlqyera mes qeverive duke listuar shembuj të shumtë të bashkëpunimit si hapja e 26 vendkalimeve të reja kufitare, hapjen e zyrave doganore në Porto Romano dhe Durrës, Hekurudha Prishtinë-Durrës që do të bëhet dhe projekte të tjera.

“Duhet ta keni parasysh që aty ku pajtohemi, s’bëhet kurrë lajm. Kurse kur kemi dallime, bëhet lajm dhe ka përpjekje që të përdoret në mënyrë të pamëshirshme”, tha Kurti në një intervistë në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane Struga në SHBA, të publikuar këtë fundjavë.

Kryeministri shtoi se dallimet rreth Ballkanit të Hapur me Ramën janë keqpërdorur më së shumti.