Aplikacion
Sipas informacioneve të para nga policia, i riu ka tentuar të vetëvritet me thikë, por fatmirësisht është shpëtuar në kohë.
Aktualisht ai mësohet se ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nuk dihen shkaqet që e shtyn të riun drejt aktit të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:30, në lagjen “Kastrioti”, Fier, shtetasi E. T., rreth 25 vjeç, ka tentuar të vetëvritet me mjet prerës (thikë).
Aktualisht ky shtetas ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.