zoom

Aktualitet

U kërcënua me mesazhe/ Bardhi shkon në SPAK, tregon se kush e shantazhoi

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi shkoi në SPAK këtë të mërkurë, pas kërcënimit që mori me mesazhe përmes aplikacionit Signal.

Pas mesazheve në emër të tij nga personi me pseudonimin “Mbreti Zog”, Bardhi i kërkoi SPAK të hetojë se kush fshihet pas këtij shantazhi.

Sipas tij, mesazhet mund të jenë dërguar nga eksponentë të krimit të organizuar.

“SPAK ka marrë të gjitha të dhënat e nevojshme me qëllim që të identifikojë nga ka ardhur mesazhin në telefonin tim dhe autorët. Nuk kam asnjë dyshim. Kam besim se nuk është vetëm në interesin tim personal, nuk shantazhohem kur bëhet fjalë për mbrojtje të interesit publik. Është një çështje edhe në interes të Prokurorisë së Posaçme. I jam drejtuar SPAK sepse dyshimi është se personat që kanë sajuar këtë veprimtari kriminale, janë ose subjekte të krimit të organizuar ose zyrtarët publikë që dalin në përgjime. Nuk më mori kush në pyetje, se nuk kam ardhur për t’u marrë në pyetje. U vura prokurorëve në dispozicion telefonin tim”, tha Bardhi.