Aplikacion
Ende nuk është caktuar data e gjyqit ndërsa kërkesa vjen teksa deputeti Salianji po vuan dënimin me një vit heqje lirie në burgun e Fierit.
Avokatët i kërkojnë Gjykatës së Lartë të marrë në konsideratë faktin se “ që si në kohën e kryerjes së denoncimit e po ashtu edhe aktualisht ai është në cilësinë e deputetit të Partisë Demokratike, deklaratat e tij duhet të vlerësohen në funksion të përmbushjes së funksionit të tij politik dhe të lirisë së shprehjes të mbrojtura nga neni 10 i Konvetës Europiane të Drejtave të Njeriut dhe Kushtetuta e Shqipërisë.
Në këtë kërkesë po ashtu avokatët e Salianjit thonë se “vlen të theksohet fakti se ekzekutimi i këtij vendimi, është iniciuar pa u arsyetuar, por vetëm me dispozitiv (vendim i shkurtuar), format ky që nuk njihet nga Kodi Procedurës Penale apo nga ligji, “Për ekzekutimin e vendimeve penale”.
Paralajmërohet publikimi i dosjes “bombë”: Politikanë të lartë dalin te “Toyota Yaris”